06 Nëntor 2024

Përkrahja e eksportit parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Prishtinë, 11 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi me bashkëpuntor vizitoi sot  ndërmarrjen prodhuese “Kosova Model", në kuadër të vizitave që po zhvillon me bizneset.

Gjatë kësaj vizite Kryetari Rukiqi pa nga afër punën dhe suksesin e kësaj kompanie që udhëhiqet nga z. Bekim Sopaj dhe z. Pajtim Sopaj dhe u njoftua me sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë veprimtarisë biznesore.  “Kosova Model” përveq prodhimit  të dyerve dhe dritareve për tregun vendor, eksporton produkte edhe për tregun e huaj duke pasur  partner kryesor Gjermaninë. Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin  e çështjeve që rëndojnë bizneset.  

Kompanitë e tilla serioze si “Kosova Model” duhet të fuqizohen në kuptim të dhënies së përkrahjes në krjimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe punës së përbashkët në eleminimin e barrierave dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm të të bërit biznes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)