05 Maj 2024

Përkrahet vënia e tatimit të akcizës në lojërat e fatit

Prishtinë, 6 prill - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i ka shqyrtuar sot një varg raportesh të agjensioneve të pavarura, kërkesa e propozime të tjera, si dhe draft-raportin e punës së komisionit për vitin 2011.

Në këtë mbledhje, e cila u kryesua nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ministri i Financave, Bedri Hamza, prezantoi kërkesën e Ministrisë së Financave për konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me normat e propozuara nga ministria për vënien e tatimit të akcizës në lojërat e fatit.

Ai tha se kjo ka të bëjë me vendosjen e rregullit në këtë sektor të biznesit, ndërsa potencoi se shumë shpejt pritet që Projektligji për Lojërat e Fatit të procedohet për miratim në qeveri.

Komisioni e përkrahu kërkesën e ministrisë së Financave, duke e proceduar për shqyrtim dhe miratim në instancat e tjera të Kuvendit.

Përkrahjen e komisionit e mori edhe kërkesa e Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK), për uljen e taksës menaxhuese nga 0.8 për qind sa ishte në vitin e kaluar, në 0.65 për qind, të cilën, para anëtarëve të komisionit, e prezantoi Ushtruesi i Detyrës së Kryesuesit të Bordit Udhëheqës të TKPK-së, Ymer Havolli.

Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e TKPK-së, që kërkesës t’i bashkëngjitet edhe planifikimi buxhetor i shpenzimeve për vitin 2011.

Komisioni i dha përkrahje, gjithashtu, edhe raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2010, të cilin e prezantoi kryetari Safet Hoxha, duke ia bashkangjitur si aneks raportin vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Anëtari i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Ekrem Salihu, shpalosi raportin e vitit 2010 të këtij organi, i cili u përkrah nga anëtarët e komisionit, pas konstatimit se ai i përmbush kushtet e përcaktuara me ligj. 

Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu propozimin e Kuvendit të Kosovës për përfshirje në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, me ç’rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, prezantoi investimet që parashihet të ndodhin brenda periudhës 2012-2014.

Për Qendrën Protokolare në Gërmi, ndërkaq, u dakordua që të diskutohet serish në mbledhjen e ardhshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)