20 Nëntor 2024

Përkrahet raporti vjetor i Trustit dhe RTK-së.

Prishtinë, 5 qershor - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar sot dy raporte vjetore, një projektligj, një kërkesë për transferim të mjeteve buxhetore dhe dy rekomandime.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, arsyetoi kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore, në shumë prej 1 milion eurove, nga Ministria e Punëve të Brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për projektin kapital “Ndërtimi i shtëpive dhe rehabilitimi i objekteve banesore për personat e riatdhesuar”.

Ai tha se këto mjete kanë mbetur në kuadër të MPB-së si pasojë e një lëshimi teknik, ndërsa implementimi i programit, sipas tij, është i domosdoshëm për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të projektit në pajtim me procedurat ligjore në fuqi, komisioni i rekomandoi Kuvendit që në pajtim me nenin 13, paragrafin 5 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, të miratojë këtë kërkesë.

Në vazhdim, komisioni shqyrtoi Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, me amendamentet e komisionit funksional.

Me  këtë rast, kryetarja Hadërgjonaj potencoi disa paqartësi që ekzistojnë në përmbajtjen e tij dhe koston shtesë financiare që bart ky projektligj.

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Financave shpalosën qëndrimet e tyre lidhur me koston financiare dhe paqartësitë e shprehura.

Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përshtatshme, u dakordua që të krijohet një grup punues i cili do të shqyrtojë më hollësisht këtë projektligj.

Nevoja për konsultime të mëtejshme me udhëheqjen e Komisionit për Legjislacion, u shtrua edhe lidhur me rekomandimin e këtij komisioni përkitazi me Projektligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor dhe Projektligjin për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë.

Në vazhdim të mbledhjes, komisioni përkrahu raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2012, të cilin e prezantoi kryesuesi i Bordit të këtij fondi, Ymer Havolli dhe raportin financiar vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2012, të cilin para deputetëve e paraqiti drejtori i përgjithshëm, Mentor Shala.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)