20 Nëntor 2024

Përkrahet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Buxhetin

Prishtinë, 19 korrik - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar tri projektligje.

Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, me amendamente, dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij.

Në vazhdim, u përkrahën dy projektligje të tjera, me rekomandime të komisioneve funksionale: Projektligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë dhe Projektligji për planifikim hapësinor, me vlerësimin se ato nuk përmbajnë implikime shtesë buxhetore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)