17 Nëntor 2024

Përkrahet Projektligji për Buxhetin Kosovës për vitin 2015

Prishtinë, 19 dhjetor - Komisioni për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e tij të parë për këtë legjislaturë, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Kryetari Osmani i njoftoi anëtarët e komisionit se për pasojë të afateve të shkurtra kohore, është e nevojshme që ky projektligj të shqyrtohet si çështje urgjente.

Në mënyrë që projektligji të miratohet brenda vitit, komisioni njëzëri vendosi që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Në vazhdim të mbledhjes, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Abdullah Hoti, para anëtarëve të komisionit shpalosi hollësi për projektligjin.

Ai tha se projektbuxheti i proceduar në Kuvend, për shkak të kohës shkurtër në dispozicion, është i njëjti me atë që është proceduar para datës 31 tetor nga qeveria e kaluar.

Duke shkoqitur aspekte përmbajtësore të projektligjit, ministri i Financave theksoi se, bazuar në vlerësimet makrofiskale, për vitin 2015 janë paraparë 1 miliard e 576 milionë euro të hyra, pjesa më e madhe e të cilave do të vijë nga doganat. 

Kufiri i shpenzimeve, ndërkaq, sipas tij, është 1 miliard e 682 milionë euro, me rritje prej 67 milionë euro vetëm për paga, e cila reflekton rritjen që ka ndodhur në vitin 2014.

Ministri bëri të ditur se në vitin e ardhshëm do të fillojë edhe reforma në fushën e sigurimit shëndetësor, për të cilën janë ndarë ndarë 10 milionë euro.

“Jemi të vetëdijshëm që ky buxhet nuk i kënaq nevojat e të gjithë sektorëve dhe qytetarëve, por është buxhet i mundësive të qeverisë”, theksoi ministri Hoti.
  
Në vazhdim, anëtarë të komisionit dhanë vlerësime të ndryshme përkitazi me projektligjin, duke bërë edhe vërejtje dhe kërkuar sqarime nga ministri për një varg çështjesh.

Pas diskutimeve dhe sqarimeve të ministrit, komisioni e përkrahu projektligjin dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në parim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)