12 Nëntor 2024

Përkrahet Projektligji për buxhetin e Kosovës

Prishtinë 6 korrik – Projektligji për Ratifikimin Marrëveshjes për hua ndërmjet KFW, Frankfurt am Main dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Programin, “Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivel komunal në Kosovë, si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë përkrahur nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur sot,  të cilën e kryesoi kryetari i komisionit, Naser Osmani.

Për kushtet e këtyre marrëveshjeve njoftoi zv. ministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, ndërkaq,   realizimi i këtyre marrëveshjeve, do të jetësohet nëse gjen mbështetje edhe në mbledhje plenare të Kuvendit nga ana e deputetëve.

Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu në parim edhe dy projektligje të tjera: Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, si dhe Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për financat e Pushtetit Lokal.

Edhe këto projektligje i paraqiti dhe arsyetoi zv. ministri Krasniqi, për të cilat Komisioni u shpreh në favor të tyre, përpos deputetes Shqipe Pantina, e cila ngriti një varg çështjesh dhe kritikash lidhur me to. 

Për procedimin  e mëtejmë të këtyre   projektligjeve, Komisioni mori vendim që ato të shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar, duke iu shmangur Rregullores së Punës së Kuvendit.

Po ashtu, në këtë mbledhje, është shqyrtuar dhe përkrahur edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara me Raportin plotësues me amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni shqyrtoi edhe Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015, të cilin e paraqiti kryesuesi i Bordit, Ymer Havolli.

Pas shqyrtimit të tij, Komisioni e aprovoi këtë raport me rekomandimin për përkrahje edhe në mbledhje plenare të Kuvendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)