29 Prill 2024

Përkrahet në parim Projektligji për partneritet publiko-privat

Prishtinë, 25 korrik - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka përkrahur dy projektligje.

Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për partneritet publiko-privat, për të cilin foli ministri i Financave, Bedri Hamza.

Duke përmendur ndryshimet që parasheh ky projektligj në lëmin e partneritetit publiko-privat, Hamza theksoi se përmbajtja e tij është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe se gjatë hartimit, janë marrë parasysh, veçanërisht, direktivat e Bashkimit Evropian.

Pasi u konstatua se ky projektligj i plotëson kushtet për procedim në lexim të parë, u përkrah në parim nga anëtarët e komisionit.

Komisioni përkrahu edhe Projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, me raportin me amendamente të komisionit funksional, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)