17 Nëntor 2024

Përkrahet lista e kandidatëve për Komisionin për Miniera dhe Minerale

Prishtinë, 8 prill - Shqyrtimi i listës së kandidatëve për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), e propozuar nga Qeveria, ishte temë qendrore në mbledhjen e sotme të  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, e kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Gjatë shqyrtimit të listës së propozuar, komisioni vlerësoi se kandidatët e paraqitur i plotësojnë të gjitha kushtet profesionale për të qenë anëtarë të Bordit të KPMM-së. Me qëllim që procesi të rrjedhë në harmoni të plotë me Ligjin për KPMM-në, komisioni kërkoi që kandidatët e paraqitur të kompletojnë dokumentet, sikurse është paraparë në pikat: 6.5, 6.6 dhe 6.7 të nenit përkatës të Ligjit për KPMM-në.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Raportin e Zyrës së Rregullatorit  të Energjisë (ZRRE) për vitin 2014.

Lidhur me këtë raport, komisioni vendosi t’i drejtohet ZRRE-së që brenda dy javësh të kompletojë raportin me të dhëna më të detajuara, për çështje të ngritura në mbledhjen e djeshme të komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)