19 Nëntor 2024

Përkeqësohet norma e kredive jo-performuese

Prishtinë, 16 shkurt - Përveç normave më të ulëta të rritjes së kredive dhe depozitave, sistemet bankare në EJL u karakterizuan edhe me përkeqësim të cilësisë së portofolit kreditor gjatë kësaj periudhe.

Serbia ka shënuar rënie të aktivitetit kreditues për bizneset dhe stagnim të aktivitetit kreditues për ekonomitë familjare, të gjitha shtetet tjera shënuan norma pozitive për të dy sektorët.  

Në pjesën e parë të vitit 2013, Shqipëria raportoi normën më të lartë të kredive jo-performuese prej 24.4 përqind (21.7 përqind në 2012), pasuar nga Serbia me 19.9 përqind (18.6 përqind në 2012), pastaj Mali i Zi me 18.8 përqind (17.6 në 2012).

Edhe në Bosnje e Hercegovinë u shënua përkeqësim i normës së kredive jo-performuese nga 12.7 përqind në vitin 2012 në 14.3 përqind. Shkallën më të ulët të kredive jo-performuese vazhdon ta ketë Kosova, me vetëm 7.8 përqind të gjithsej kredive në qershor 2013 (6.6 përqind në vitin 2012)

Sikurse në eurozonë, edhe në EJL, përkundër rritjes së kredive jo- performuese bankat raportuan përmirësim në treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit nga mesatarisht 16.7 përqind sa ishte në dhjetor 2012, në mesatarisht 17.0 përqind në qershor të vitit 2013. Serbia dhe Maqedonia kanë shënuar normat më të lartë të nivelit të kapitalizimit (19.9 përkatësisht 17.3 përqind), ndërsa Shqipëria nivelin më të ulët të kapitalizimit (rreth 15 përqind).

Gjatë periudhës në fjalë, edhe raporti ndërmjet kapitalit të klasit të parë dhe mjetet të peshuara me rrezik kanë shënuar përmirësim nga mesatarisht 13.4 përqind në dhjetor 2012 në 13.8 përqind në qershor 2013.(BQK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)