Përkeqësohet atmosfera në ekonominë gjermane
Berlin, 25 gusht - Atmosfera në ekonominë gjermane u përkeqësua dukshëm në gusht.
Matësi më i rëndësishëm i koniunkturës në Gjermani, indeksi i klimës së biznesit ifo u ul në gusht papritur nga 112,9 në 108,7 pikë, bëri të ditur Instituti i Studimeve Ekonomike në Mynih.
Që në korrik, barometri më i rëndësishëm i klimës së biznesit shënoi rënie.
Ekonomia gjermane nuk mund të mbetet e paprekur nga turbullirat ekonomike në të gjithë botën, tha presidenti i ifo-s, Hans Werner Sinn.
Instituti ifo i nxjerr prognozat në bazë të sondazheve mujore me 7000 sipërmarrje gjermane.