Përhapet kriza ekonomike në Europë
Bruksel, 9 qershor - Angel Gurria, sekretari i përgjithshëm i organizatës së zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike evropiane ka paralajmëruar se kriza ekonomike po përhapet në Evropë.
Sipas iribnews, Gurria ka deklaruar se ekonomia e shteteve evropiane po përballet me probleme mjaft serioze.
Ai tha Shtetet evropiane po ecin me hapa shumë të ngadalta, andaj duhet të rrisin shpejtësinë e marrjes së masave.
Institucionet evropiane nuk duhet të jenë thjesht në kërkim të interesave të tyre, u shpreh Angel Gurria duke theksuar se banka qëndrore evropiane duhet ti kushtojë rëndësi bonove dhe investimeve.