07 Nëntor 2024

Përfundon sot ura më e madhe në botë Hong Kong-Zhuhai-Makao

Hong Kong, 2 maj - Puna për përfundimin e një tuneli nëndetar, pjesë e urës që lidh Hong Kong-Makao-Zhuhai do të përfundojë sot në Zhuhai.

Bëhet e ditur se ka përfunduar e gjithë puna përgatitore. Kjo është pjesa e fundit e një tuneli nënujor me gjatë mbi 5.6 kilometra.

Meteorologët u mblodhën gjithashtu në Zhuhai për monitorimin e motit dhe të kushteve detare si dhe për të siguruar një lidhje sa më të mirë të tunelit.

Wang Zhanggui nga Qendra Kombëtare e Parashikimit të Mjedisit Detar

\"Nevojiten kërkesa të rrepta për instalimin e konektorit përfundimtar. Është tepër e vështirë të përmbushen të gjitha kërkesat në të njëjtën kohë, për shkak të kushteve të erës e kërkesave të tjera si dhe nuk duhet të ketë tajfunë apo rrjedhje uji gjatë istalimit.\"

Seksioni i fundit do të arrijë në një thellësi 28 metra nga shtrati detar.

Me t\'u vendosur, zhytësit do të sigurojnë garantimin e precisionit dhe të sigurisë së procesit të instalimit.

Kjo urë do të jetë ura më e madhe në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)