27 Prill 2024

Përfundon raporti i paralajmërimit të hershëm fillon “Pulsi Publik”

Prishtinë, 22 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të organizojë konferencë një-ditore për të shënuar fundin e projektit të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe fillimin e Projektit të ri “Pulsi Publik”.

Ngjarja do të mbledhë hisedarë nga vendi dhe misionet ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave sikurse edhe opinionbërësit dhe kuadrin akademik.

Gjatë kësaj tryeze ku do të marrin pjesë edhe Znj. Osnat Lubrani, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Patricia Reader, Kryesuese e USAID, pjesëmarrësit do të informohen mbi të arriturat dhe mësimet e marra gjatë realizimit të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm dhe të diskutojnë mbi qasjen, tematikat dhe mënyrat e bërjes së Pulsit Publik sa më aktual në shërbim të politikë-bërjes dhe të kuptuarit e brengave sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Raporti i ri që do të jetë një mekanizëm për përmirësimin e dialogut demokratik krahasuar me Raportin e Paralajmërimit të Hershëm që kishte si qëllim parandalimin e krizave, do të përqëndrohet edhe në ndërtimin e planeve vepruese për adresimin e sfidave të institutcioneve dhe do të realizohet çdo gjashtë muaj.

Sidoqoftë, “Pulsi Publik” ruan pjesën esenciale të matjes së kënaqshmërisë, kategorive të hulumtuara dhe metodologjinë e realizimit.

Raporti i Paralajmërimit të Hershëm, që u publikua për tetë vite me radhë, ishte pjesë e komponentës rajonale të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për parandalimin e krizave dhe kishte si qëllim ndërtimin e kapaciteteve të analistëve lokal në parashikimin e krizave potenciale dhe në sygjerimin e masave parandaluese. 

Raportet periodike të këtij sistemi ishin përmbledhje e përceptimeve të njerëzve mbi kënaqshmërinë me institucionet publike, situatën ekonomike, brengat shoqërore, korrupsionin, sigurinë dhe marrëdhëniet ndër-etnike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)