Përfundon projekti që mbështet Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm
Prishtinë, 5 qershor - Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit "Mbështetje e mëtejshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për të përmbushur standardet për praktikat e mira të BE-së ", Zyra e Auditorit të Përgjithshëm organizon Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti.
Projekti ka zgjatur 33 muaj, me një buxhet prej 1,5 milionë euro, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën si shtete anëtare partnere.