29 Prill 2024

Përfundon projekti për Ndërtimin e Kadastrit të Ndërtesave

Prishtinë, 29 dhjetor - Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka përmbyllur me sukses njërin prej projekteve më të mëdha të saj për vitin 2011, respektivisht projektin për Ndërtimin e Kadastrit të Ndërtesave. Ky projekt, i financuar nga Banka Botërore dhe i implemetuar nga AKK, i cili ka përfshirë regjistrimin e ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave (banesave dhe lokaleve afariste), është zhvilluar në katër komuna të Kosovës, respektivisht në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Pejë.

Me rastin e përfundimit të këtij projekti, Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha ka vizituar Zyrën Kadastrale Komunale Prishtinë, ku së bashku me Drejtorin e kësaj zyre z. Shiqeri Spahiun kanë bërë ndarjen solemne të certifikatave të para të pronësisë mbi banesat e regjistruara në kuadër të këtij projekti në Komunën e Prishtinës.

 Pos që e quajti këtë projekt si sukses të përbashkët të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, z Meha u bëri apel qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos blejnë banesa në prona të palegalizuara duke thënë se ndërtesat pa leje nuk do të legalizohen. Në komunën e Prishtinës është aplikuar për regjistrimin e 8024 njësive banesore, nga të cilat janë aprovuar 7644 njësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)