14 Janar 2025

Përfundon procesi i publikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë 13 korrik - Agjencia kundër korrupsionit ka përfunduar sot procesin e  publikimit të regjistrave nga formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që parashihet me Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Për shkak të ndryshimit të ligjit paraprak, këtë vit numri i zyrtarëve të obliguar për ta deklaruar pasurinë e tyre bazuar në ligjin në fjalë ka qenë rritur në 3656 , nga  1830 sa ishin në vitin paraprak.

Nga ky numër i tërësishëm obligimin  ligjor e kanë  përmbushur  3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor pra 31 mars 2012   është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë  zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë.

Siç dihet Agjencia edhe më herët ka bërë të ditur se i ka adresuar lëndët e të gjithë atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor tek gjykatat për kundër vajtje. Këto të fundit kanë filluar shqiptimin e dënimeve me gjobë për mos respektuesit e afatit ligjorë për deklarimin e pasurisë. Aktvendimet e gjykatave janë të publikuara në web faqen e AKK-së në seksionin: Aktvendimet e Gjykatave për mos deklarimin e pasurisë.

Po ashtu të gjithë regjistrat nga formularët e  deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë të publikuar në faqen e Agjencisë në internet www.akk-ks.org

Për vëmendje: Gjatë  bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen  përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu  paqartësitë qe mund të krijohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)