Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë së deputetëve të rinj
Prishtinë, 21 gusht - Agjencia kundër korrupsionit ka bërë të ditur se ka përfunduar i tërë procesi i deklarimit të pasurisë së deputetëve të rinj që në Kuvend kanë hyrë pas zgjedhjeve nacionale të tetë qershorit të këtij viti, konform afateve të përcaktuara në Ligjin për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Sipas ligjit në fjalë, të gjithë këta zyrtar kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda afatit 30 ditorë pas marrjes së detyrës dhe tani të gjithë i takojnë kategorisë së zyrtarit të lartë publik.