Përfundon mbështetja e BE-së për shërbimet sociale të MPMS-së
Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap punimet e konferencës finale të projektit të BE-së Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përforcimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale.
Pas më shumë se dy vite të përkrahjes së institucioneve të Kosovës për fuqizimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale, projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë po përfundon.
Për këtë rast do të organizohet një ngjarje bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të paraqitur rezultatet e projektit dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta dërguar procesin e decentralizimit drejt qëndrueshmërisë.