19 Nëntor 2024

Përfundon kursin përgatitor gjenerata e katërt në EFCB

Prishtinë, 22 janar - Më datën 21 janar 2014 përfunduan ligjëratat nga kursi përgatitor në Certifikimin European Foundation Certificate in Banking (EFCB).

Në këtë gjeneratë morën pjesë gjithsej 15 kandidatë nga sektori bankar dhe studentë nga fusha të ndryshme të ekonomisë. Ligjëratat për këtë gjeneratë kanë filluar në fund të muajit tetor dhe gjatë kësaj kohe kanë mësuar rreth të gjitha temave relevante bankare, nga trajner me përvojë të dëshmuar në sektorin bankar dhe financiar.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testit të certifikimit gjatë muajit shkurt 2014, me ç’rast të gjithë ata që kanë arritje prej 60 për qind e më lartë në test, do të certifikohen. Certifikatat lëshohen nga European Banking and Financial Services Training Association me seli në Bruksel, dhe nga SHBK si institut lokal i akredituar.

Shoqata e Bankave të Kosovës tash 3 vjet është institucion i akredituar për certifikimin e kandidatëve me Certifikatë EFCB. Të njëjtat vlejnë dhe njihen në të gjithë Evropën dhe disa shtete tjera anembanë botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)