Përfundon faza e parë e programit për punësim të të rinjëve
Prishtinë, 8 korrik - Pas nëntë vitesh punë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përfundon fazën e parë të Programit Aktiv të Tregut të Punës për të Rinjë (ALMP) me një ceremoni që do të mbahet sot.
Projekti ALMP nisi punën më 2005 duke u përqëndruar në trajnime dhe gjetjen e vendeve të punës për të rinjtë përmes masave të tregut aktiv të punës.
Nga 12,000 përfitues, rreth gjysma ka gjetur punësim të qëndrueshëm. Rezultatet e projektit do të prezentohet së bashku me partnerët tonë kryesorë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasadën Mbretërore Norvegjeze në Kosovë.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë partnerët afatgjatë të ALMP-së, Shkëlqesia e Tij Jan Braathu, Ambasador i Ambasadës Mbretërore Norvegjeze, Z. Nenad Raić, Ministër për Punë dhe Mirëqenie Sociale të cilëve u bashkangjitet Znj. Steliana Nedera, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.
Në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, UNDP do të vazhdojë të përkrahë të rinjtë të hynë në tregun e punës përmes projektit ALMP 2 gjatë viteve 2014-2017.