22 Dhjetor 2024

Përfundon afati për deklarimin e pasurisë, 550 zyrtar ende s'kanë deklaruar

Prishtinë, 31 mars - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë të ditur se sot është dita e fundit për  përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publik.

AKK ju bën thirrje zyrtarëve publik që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së  gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike.

Zyrtarët publik duhet  ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve  e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria, pasuri e luajtshme në vlerë mbi tremijë (3 000) Euro, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare, letra me vlerë, para të kursyera në bankë dhe në institucione tjera financiare, detyrime financiare ndaj personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore,  të realizuara brenda apo jashtë vendit.

Agjencia kundër Korrupsionit ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)