Përfundoi Panairi Financiar 2014
Prishtinë, 24 shtator - Sot përfundoj Panairi Financiar 2014 i organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK). Në këtë Panair u prezentuan kompani/institucione të ndryshme si institucionet bankare, institucionet financiare jo-bankare, institucionet mikrofinanciare, kompanite e sigurimeve, kompanitë e auditimit dhe kontabilitetit, institucionet edukativo-arsimore, agjenci dhe programe të ndryshme.
Krahas ekspozimit të kompanive të ndryshme, në këtë Panair Financiar u organizuan edhe dy konferenca dhe një forum. Konferenca e parë me titull Zbatimi i kontratave dhe qasja në financa u mbajt në ditën e parë të Panairit, kurse në po të njëjtën ditë u mbajt edhe konferenca e dytë me titull Si të bashkëpunojmë me bankat për një normë më të mirë të interesit?. Ndërsa forumi me temën Risku në mjedisin financiar u mbajt në ditën e dytë të Panairit Financiar 2014.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Z. Petrit Balija theksoi se ky panair konsiderohet ndë
r më të mirët deri më tani pasiqë interesimi i vizitorëve ka qenë më i madh dhe gjatë panairit janë trajtuar temat më prioritare për ekonominë e vendit dhe sektorin financiar në veçanti.
Konkluzionet e këtyre konferencave të mbajtura në kuadër të Panairit Financiar 2014 do të publikohen në Vështrimin Periodik mbi Sektorin Financiar të Kosovës të publikuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës në muajin Tetor, publikim i cili mund të shkarkohet në web faqen e SHBK-së.