07 Nëntor 2024

Performanca e bizneseve në Kosovë në rënie

Prishtinë, 8 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka mbajtur konferencë për medie të enjten me ç’rast  prezantoi studimin “Klima e biznesit në Kosovë”, për tremujorin e tretë (TM3), të vitit 2017-të.

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.

Sipas këtij publikimi, gjendja aktuale e biznesit në Kosovë për këtë tremujorë paraqet një trend në rënie.

Sipas këtij publikimi, në tremujorin e tretë të këtij viti vërehet një rënie e performancës së bizneseve në vend në krahasim me tremujorin paraprak.

 “Sektori privat në këtë tremujor ka një pritshmëri të ulët për punësim. Janë 68 për qind e kompanive të cilat presin që numri i të punësuarve të mbetet i njëjtë, ndërsa 26 për qind e kompanive presin që të rrisnin numrin e të punësuarve në tremujorin e ardhshëm, pjesa prej 2 për qind e kompanive të anketuara për qëllime të këtij studimi presin rënie të punësimit”, thuhet në publikimin e OEK-ut."

"Kurse, sa i përket pritjeve për aktivitet biznesor për gjashtë muajt e ardhshëm,  41 për qind e kompanive presin përmirësim të aktivitetit të tyre biznesor, ndërsa gjysma tjetër presin një situatë të njëjtë për dallim nga 9 për qind të bizneseve të cilat presin që të përkeqësohet gjendja. “Sa i përket klimës së biznesit krahasuar me tremujorin paraprak, të gjithë indikatorët tregojnë një përkeqësim të klimës biznesore në vend”, thuhet në raport.

Raporti, vë në pah se bizneset ende vazhdojnë të ballafaqohen me barriera, ku kryesisht prinë qasja në financa, pasi në top tri barrierat e listuara në raport janë: 45 për qind të bizneseve kanë deklaruar si barrierë kryesore mungesën e mjeteve financiare, 32 për qind e bizneseve barrierë i kanë normat e larta të interesit nga bankat komerciale në Kosovë, kurse 26 për qind e tyre, kanë treguar se kanë vështirësi në marrjen e kredive.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në saje të agjendës së stër-ngarkuar politike, janë ulur pritshmëritë e bizneseve.

“Agjenda e stër-ngarkuar politike ka qenë ndër faktorët kryesor që ka ndikuar në rënien e pritshmërisë së bizneseve tona. Viti 2017 ishte vit i agjendës politike ku me muaj të tërë kjo agjendë ishte prioritet i  prioriteteve gjë që bëri të vështirë gjetjen e hapësirës për procese ekonomike dhe mbështetje të këtyre proceseve."

"Kemi një trend në rënie në këtë tremujor, megjithatë tremujori i tretë i vitit 2017 bazuar në perspektiven e bizneseve manifestohet me një situatë stabile, por që, klima e biznesit dhe pritjet për periudhën e ardhshme gjashtë mujore janë me trende negative, që e dallon këtë tremujor”, deklaroi ai.  

Sipas tij, pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë; sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak”, deklaroi Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)