23 Dhjetor 2024

Përfituesit e socialit dhe pensionit lirohen nga paraqitja e rregulltë

Prishtinë, 30 gusht - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.

Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)