17 Nëntor 2024

Përfituesit e projektit të UNDP-së në Shtërpcë nënshkrujnë kontratat

Prishtinë, 12 mars - Komuna e Shtërpcës dhe UNDP, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim “Përgjigja e nivelit lokal lidhur me krijimin e vendeve të punës (punësimin) dhe zhvillimi i integruar territorial (InTerDev)”, kanë organizuar një ceremoni nënshkrimi me përfituesit e projektit, të enjten më 12 mars në sallën e Kuvendit Komunal në Shtërpcë.

Në prezencë të nën-Kryetarit të Komunës së Shtërpcës, z. Daliibor Jevtić, përfaqësuesve të Zyrës së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), projekti InTerDev finalizoi dy aktivitete që shërbejnë fermerët e vegjël dhe të rinjët e papunë në përmirësimin e jetesës së tyre.

Me këtë rast pesë fermerët e përzgjedhur nga komuna nënshkruan kontratat duke formalizuar kështu marrjen e granteve nga Fondi për Zhvillim Lokal që u mundëson atyre përmirësimin e ndërmarrjeve mikro rurale. Vlera e përgjithshme e granteve është rreth 40,385 Euro, ku tre nga grantet janë në sektorin e bletarisë dhe dy në kultivimin e mjedrave.

Si pjesë e të njejtit projekt, janë identifikuar 13 të rinjë të papunë, pesë prej tyre femra, nga Zyra lokale e Punësimit në bashkëpunim me projektin InTerDev nën kuadër të Paktit Territorial të Punësimit, të cilëve u është ofruar trajnim profesional në Qendrën e Trajnimit Profesional në Prizren në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake, saldim dhe floktari  të cilin ata e përfunduan me sukses. Projekti i UNDP-së InTerDev ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë vijimit të trajnimit dhe u ka blerë mjete pune të nevojshme për secilin nga profilet për të filluar biznesin e tyre në vlerë rreth 11,000 Euro.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)