Përfaqësuesit e KFOR-it ofruan përkrahjen e tyre për punën e BSPK-së
Prishtinë, 18 shkurt - Përfaqësuesit e KFOR-it Italian, të Njësitit Ndërlidhës, z. Invernizzi dhe z. Perla sot u pritën në takim nga Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli.
Përfaqësuesit e Njësitit Ndërlidhës të KFOR-it Italian kanë në rrjedhën e tyre të punës takimet e rregullta me BSPK-në, dhe në këtë takim u informuan për punën e BSPK-së që të mund të ndërlidhen në bashkëpunimin e mëtejshëm, dhe për të informuar me punën e sindikatave e në veçanti për punën e BSPK-së Komandantin e ri të misionit të KFOR-it, gjeneralin italian Franco Federici-n .
Kryetari i BSPK-së, z. Hykolli, u tha përfaqësueseve të KFOR-it se sindikatat nuk janë për të rrënuar shtetin po janë për të vepruar në drejtim të ngritjes së mirëqenies sociale të të punësuarve duke mos e prishur rendin kushtetues.
Përfaqësuesit e KFOR-it ofruan përkrahjen e tyre për punën e BSPK-së.