Përfaqësuesit e bizneseve prezantojnë propozimet për mbështetjen e sektorit privat
Prishtinë, 20 mars - Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshillit të Investitorëve Evropianë, dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp, përmes së cilës do të prezantojnë propozimet për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Dje Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ( MEPTINIS), Rozeta Hajdari u ka premtuar koordinim të plotë në mes bizneseve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ua sqaruar edhe udhëzimet e ndërmarra nga qeveria në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Ministrja ka thënë së është në shërbim të bizneseve dhe mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre haptas, duke shtuar se udhëzimet që janë marr në këtë kohë, janë për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, por me qëllim që sa më pak të afektojnë në veprimtarin e bizneseve që lejohen të punojnë.