06 Nëntor 2024

Përfaqësues nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës vizitojnë ATK-në

Prishtinë, 16 korrik - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim një delegacion nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës.

Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe praktikave nga ATK-ja, në fushën e përmirësimit të performancës së administratës tatimore.

Ky delegacion kryesisht është i fokusuar në organizmin e përgjithshëm të Administratës Tatimore, zhvillimet në menaxhimin e proceseve të përmbushjes tatimore, fushën e teknologjisë informative-sistemit elektronik EDI, si dhe aplikacioneve të tjera të këtij sistemi, i cili është vlerësuar mjaft mirë nga raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare.

Delegacioni në fjalë do të qëndroj në Kosovë-konkretisht në ATK për disa ditë, ku do të kenë një agjendë të ngjeshur me takime në departamentet e fushave me interes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)