18 Nëntor 2024

Perëndimi shqetësohet për uljen e rritjes ekonomike të Kinës

Berlin, 21 maj - Këtë vit, çdo ndryshim i të dhënave të ekonomisë kineze ishte në fokus të vëmendjes së opinionit perëndimor. Vendet perëndimore, që shqetësohen shumë për uljen e shpejtësisë së rritjes së ekonomisë kineze, jo vetëm ulën parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze dhe përgojuan ekonominë kineze e tregun kinez të pasurive të paluajtshme, por dhanë edhe receta të ndryshme për ngadalësimin e ekonomisë kineze.

Perëndimi ka ndjekur me vëmendje shpejtësinë e rritjes eknomike

Ditët e fundit, Banka Botërore publikoi një raport, ku parashikohet se në fund të këtij viti, ekonomia kineze do të zërë vendin e parë në botë, duke kapërcyer ShBA-në. Për këtë, mediat kineze tregojnë gjakftohtësi, kurse mediat perëndimore e kanë raportuar menjëherë. Ndër raportime të panumërta, një pjesë shpreh habinë për rritjen aq të shpejtë të ekonomisë kineze, dhe pjesa tjetër paraqiti dyshim për këtë renditje. Pavarësisht nëse kapaciteti i ekonomisë kineze do të arrijë në vendin e parë , ky fakt pasqyron fenomenin që çdo lajm mbi ekonominë kineze tërheq vëmendjen e opinionit të Perëndimit.

Në fakt, këto vite nuk janë ndërprerë parashikimet mbi rënien e ekonomisë kineze. Veçanërisht këtë vit, kur Kina ngadalëson rritjen e ekonomisë, në Perëndim u ngrit vala e re e pesimizmit ndaj Kinës. Ekonomisti kinez Ma Guangyuan tha se para publikimit të të dhënave të rritjes ekonomisë kineze në tremujorin e parë të këtij viti, shumë banka perëndimore të investimeve nisën raundin e ri të \"korit\" mbi recesionin e ekonomisë kineze.

P.sh. Grupi Goldman Sachs parashikoi se rritja e ekonomoisë kineze në tremujorin e parë do të ishte vetëm 6%.\" Por të dhënat e publikuara nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave e Kinës u përballën me deklaratat e bankave perëndimore të investimeve, shtoi Ma Guangyuan, megjithatë, kjo nuk zhduku dyshimet e vendeve perëndimore.(CNR)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)