03 Maj 2024

Perëndimi bllokon bankat iraniane dhe industrinë e naftës

Washington, 22 nëntor - Pas raportit të fundit kritik të Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, për përparimet ushtarake të programit atomik iranian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja.

Sanksionet e prezantuara nga shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton, drejtohen fillimisht kundër sektorit energjitik.

Eksportet e kësaj fushe konsiderohen si faktor vendimtar ekonomik për Iranin. Britania e Madhe ndërpreu lidhjet mes sistemit bankar anglez dhe atij iranian.

Po ashtu edhe Kanadaja vendosi sanksione kundër institucioneve të atjeshme bankare.

Sipas sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, transaksionet ilegale dhe burimi i të ardhurave për udhëheqjen iraniane përbënin shqetësimin kryesor të qeverisë amerikane.

\"Këto hapa sot u shoqëruan me masa plotësuese nga Britania e Madhe dhe Kanadaja dhe ne në ditët që vijnë presim sanksione shtesë nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë\", tha Clinton. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)