02 Nëntor 2024

Përdorimi i klauzolës së forcës në kontrata shumë i rëndësishëm për bizneset

Prishtinë, 21 maj - Megjithëse legjislacioni kosovar e lë përfshirjen e forcës madhore në kontrata në diskrecionin e palëve, pandemia COVID-19 si ngjarje e paparashikuar dhe jo e kontrollueshme ka krijuar nevojë të theksuar për inkorporimin e kësaj klauzole në kontrata, duke e marrë parasysh krijimin e pamundësive të shumta të veprimit nga ndonjëra palë si pasojë e kësaj pandemie.

Kjo u tha mes tjerash në forumin virtual të rradhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale mbi përdorimin dhe sfidat e ndryshme për klauzolat e forcës madhore në kontrata.

Avokati Fisnik Salihu theksoi se kjo pandemi ka sjellë në pah nevojën e kontratave sa më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që palët të mbrojnë pozicionin e tyre gjatë kohëzgjatjes së të njëjtave. Salihu shtoi se për ta shfrytëzuar klauzolën e forcës madhore gjatë kësaj situate duhet të shqyrtohet kontrata e nënshkruar mes biznesit dhe palës tjetër me këshilltarë ligjorë, si dhe listimi i forcës madhore në kontratë, në mënyrë që të respektohen afatet e paracaktuara dhe pala të lirohet nga detyrimet kontraktuese.

Për më tepër, ai theksoi se pandemia COVID-19 është forcë madhore dhe klasifikohet si e tillë me term ligjorë, prandaj bizneset mund të thërrasin mbi klauzolën e forcave madhore për rishikim dhe mbajtje të pozitës që e kanë të vendosur në kontratë.

Avokati Visar Ramaj tha se si rrjedhojë e forcës madhore siç është në këtë rast pandemia COVID-19, bizneset nuk kanë pasur çasje efektive në mekanizmat ligjorë dhe kjo ka shkaktuar vonesa të shumta në procesimin e lëndëve.

Ai shtoi se sa i përket ndarjes së rrezikut, kontrata e nënshkruar në mes të dy palëve është instrument që lejon diskutimin e ngjarjeve të paparashikuara, përmes klauzolës së forcës madhore.

Sipas Ramajt, në rast së palët nuk e kanë parashikuar specifikisht në kontratë se si do të veprojnë në rast të forcave madhore, atëherë aplikohen dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve përmes palëve.

Ai theksoi gjithashtu se nëse nuk përmbushen kontratat si pasojë e këtyre forcave, palës tjetër nuk i mundësohet e drejta të padis për dëmshpërblim, por vetëm të bëjë shkëputje të kontratës në fjalë.
--

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)