Për tre muaj qeveria shpenzon 511.9 milionë euro
Prishtinë, 6 dhejtor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe TM3 2019.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (30%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%).
Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.