17 Nëntor 2024

Për t’i dhënë fund varfërisë në botë do të duhen triliona dollarë

Washington, 8 prill - Presidenti i Bankës Botërore, Yong Kim, thotë se do të bëjë gjithshka që është e mundur për të bashkëpunuar me Bankën e re Aziatike të Investimeve  nën udhëheqjen kineze, në luftën kundër varfërisë.

Uashingtoni e kundërshton bankën e re, por dhjetra vende të tjera e mbështesin atë. Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, zoti Kim i bëri thirrje bankës së re që t’i përmbahet standarteve të larta në trajtimin e çështjeve mjedisore dhe të fuqisë punëtore.

Presidenti i Bankës Botërore tha se rreth një miliardë njerëz në botë jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë.

Ndërsa ka një përmirësim të madh në dekadat e fundit, “mbetet ende shumë punë për t’u bërë” për pakësimin e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme.

Ai tha se për t’i dhënë fund varfërisë do të duhen triliona dollarë, bashkëpunim nga sektori privat dhe reforma të vazhdueshme në Bankën Botërore. Por zoti Kim tha se shtytja përfundimtare “duhet të fillojë tani”, sepse varfëri do të thotë që miliona fëmijë të mos kenë shërbim shëndetësor dhe arsim dhe të shkojnë për të fjetur me barkun bosh.

Presidenti i Bankës Botërore i bëri këto komente në prag të takimit të javës së ardhshme të zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington, ku ata do të përpiqen të gjejnë mënyra për pakësimin e varfërisë dhe përmirësimin e rritjes globale ekonomike.

Një tjetër studim i publikuar sot nga FMN-ja, arrin në përfundimin se rritja ekonomike në botë mund të jetë zhgënjyese si për vendet e zhvilluara, edhe për ekonomitë e mëdha në zhvillim për vitet e ardhshme.

Autorët e studimit thonë se rritja në vendet e pasura do të pengohet nga popullsitë që po plaken dhe nga rimëkëmbja e ngadaltë e kapitalit për investime pas recesionit që goditi në vitin 2007.

Studimi parashikon se ekonomitë e vendeve në zhvillim do të rriten me

një ritëm vjetor 1.6 për qind në afat të mesëm, një shifër kjo më tepër se 0,5 për qind më ngadalë se sa para krizës financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)