19 Nëntor 2024

Për të njëmbëdhjetën herë mbahen “Javët e Biznesit Kosovar 2013”

Prishtinë, 20 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, shpalosi programin e projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2013\", i cilia nisë nga 25 nëntori dhe përfundon me 26 dhjetor.

Ky aktivitet organizohet për të njëmbëdhjetën herë nga AKB-ja dhe në mbështetje të institucioneve dhe në të cilin pritet të marrin pjesë mbi  njëqindë kompani vendore me më shumë se dy mijë prodhime të ndryshme. 


“AKB-ja, përmes “Javëve të Biznesit Kosovar”, tenton të ndërtoi kanale të reja komunikimi në mes prodhuesve vendës dhe konsumatorëve. Projekti u jep biznesve vendëse një kredibilitet  të ri në tregun vendës dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
 
Sipas tij objektivat e projektit janë ngritja e vetëdijës së konsumatorëve për prodhimet vendëse. Përmirësimi i komunikimit në mes të konsumatorëve dhe prodhuesve vendës. Përmirësimi  i politikave ekonomike për krijimin e një mjedisi më të favirshëm.  Komunkimi i vazhdueshëm  në mes të institucioneve  qeveritare, sektorit privat  dhe joqeveritar dhe promovimi i standardeve të cilësisë së prodhimeve vendees.
 
“Edhe përkundër politikave jo të favorshme ekonomike, prodhuesit vendës po ia dalin të mbijetojnë. Bisneset e kanë obligim moral e ligjor që të prodhojnë produkte clësore sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Shahini.
 
Ai shtoi se duhet të bëhen reforma të poltikave në mënyrë që prodhuesit të jenë të barabartë me importuesit e jashtëm. Sipas kryetarit të AKB-së,  duhet që të ndalin eksportin e parave të gatshme dhe të zëvendësojnë atë me eksportin e prodhimeve të Kosovës.  
 
Nga ana tjetër Gani Koci, zëvendës ministër i Zhvillimit Ekonomik, përgëzoi AKB-në për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumimin e prodhimeve të Kosovës dhe e cila po ngrit zërin e bizneseve në Këshilin për Zhvilim Ekonomik për lehtësira. Sipas tij prodhimet vendore i plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare 
 
“Ne si ministri kemi bërë përpjekje që të përkrhaim biznesin vendës.  Është mirë që të ketë sa mëshumë shoqta të biznesit”, tha zv. ministri.
 
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së tregoi se projekti përmban një program me karakter provues të prodhimeve vendëse. AKB-ja, me këtë projekt synon që të ndikoi në përmirësimin e esencial të mjedisit afarsit në Kosovë. Sipas saj synim është mbrojtja e prodhimeve vendëse dhe të stimuloi e vetëdijësoi qytetarët për rëndësinë e konsumit të prodhimeve të Kosovës.
 
“Qëllimi është informimi i qytetarëve për prodhimet dhe shërbimet kosovare e të cilat meritojnë një trajtim më të mirë si dhe të krijojnë partneritet me të gjithë  afaristët  dhe institucionet qeveriatar për përmirësimin e mjedisit biznesor”, tah Ajdini.
 
Muharrem Osmani, pronar fabrikës detergjenteve liquide EuroCommerc, vlerësoi si shumë të sukseshëm projektin tashmë tradicional. Sipas tij gjatë karnevalit prodhuesit vendës kanë shkuar derë më derë tek konsumatorë për të promovuar prodhimet cilësore të tyre. Gjatë Javëve të Biznesit Kosovar” qytetarët kanë mundësi ti blejnë  prodhimet me zbritje prej 30 qind.
 
Burim Piraj, prodhues fabrikës së mishërave Meka, falënderoi AKB-në për  projektin i cili ka arritur rezultate të kënqashme dhe kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë ti konsumojnë prodhimet vendëse.

Gjatë realizimit të projektit do të ketë aktivitete të ndryshme. Projekti nisë me 25 nëntor në Prishtinë në Hotel Grand, për të vazhduar me 26 në Prizren, me 27 në Pejë dhe me 29 në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe do të ketë edhe tryeza në favor të bizneseve, vizita nëpër fabrika e aktivitete tjera të rëndësishme. Do të ketë promovime në pesë shtetet mbarë shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)