25 Dhjetor 2024

Për shumë masa të Rimëkëmbje Ekonomike nuk dihen përfituesit

Prishtinë, 30 mars - Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi transparencën dhe kriteret e përdorura gjatë zbatimit të masave në kuadër të Programit dhe Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, gjatë vitit 2020 janë alokuar vetëm 250 nga 365 milionë euro të planifikuara.

Rreth 143 milionë euro ishin ndarë  si  ndihmë  për  sektorin  privat,  24  milionë  euro  për  sektorin  publik,  12  milionë euro për çështje sociale, rreth 10 milionë euro arsim dhe 2.5 milionë euro për kulturë, rini dhe sport.

Ndërkaq, në fund të dhjetorit, me miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, qeveria kishte ndarë 21.5 milionë euro për Fondin për Garanci Kreditore (FGK) për garantim të kredive të reja të bizneseve.

Po ashtu, përmes tërheqjes së kursimeve prej 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) kanë përfituar qytetarët me kursime nën 10,000 euro, pasi që atyre qeveria do tu rimbursojë kursimet e tërhequra.

Ndërsa, nga 1 janari i vitit 2021 janë ndihmuar edhe bizneset nga sektori i mineraleve dhe minierave të cilët nuk do të paguajnë rentën minerare për pesë muaj, dhe qytetarët e bizneset duke paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike për tre muajt e parë të vitit 2021.

Gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë shpërndarjes së mjeteve, ku për shumë masa nuk dihen përfituesit, ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë.

Po ashtu, dizajnimi i kritereve për zbatim të këtyre masave sipas raporti te GAP ishte i tillë që në shumicën e tyre nuk ishte futur si kriter ndikimi nga pandemia për të përfituar nga ndihma financiare.

Të gjeturat e raportit po ashtu tregojnë se nga shpërndarja e mjeteve në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike, bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale dhe jo sipas ndikimit të pandemisë COVID-19 në aktivitetin e tyre.

Këtu përfshihet masa  për  subvencionim  të  pagave  në  sektorin  privat  prej  60  milionë  euro,  ndonëse  disa  sektorë  ekonomikë,  sikurse  ai  i  informimit,  shëndetësisë  dhe  industrisë përpunuese, kishin pasur rritje reale gjatë pandemisë deri në 30%.

"Nga subvencionimi i pagave në sektorin privat prej 60 milionë euro, bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale, ndonëse disa sektorë ekonomikë, sikurse ai i informimit, shëndetësisë dhe industrisë përpunuese, kishin pasur rritje reale deri në 30% gjatë vitit 2020", thuhet ne raportin e GAP.

Për disa nga masat tjera, institucionet implementuese kanë zgjedhur në mënyrë arbitrare, pa prezantuar ndonjë analizë, që të alokojnë të gjithë fondin e masës për vetëm një grup të qytetarëve apo bizneseve.

Sikurse vendimi i Zyrës për Barazi Gjinore në kuadër të Qeverisë së Kosovës për alokimin e gjithë fondit të masës për përmirësimin e gruas në shoqëri për kopshtet e fëmijëve.

Po ashtu, përmes Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë liruar nga renta minerare për pesë muaj të gjithë operatorët në këtë sektor, ndonëse të dhënat nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, të shprehura përmes inkasimit të të hyrave nga renta minerare, tregojnë për mos rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020 në këtë sektor.

 E vetëm kjo politikë pritet t'i kushtojë buxhetit shtetëror rreth 15 milionë euro. Po ashtu, qeveria ka vendosur për subvencionim të tarifës të energjisë elektrike të prodhuar nga Burimet e Ripërtrishme të Energjisë për tre muaj për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Kjo përkundër që një numër i madh i qytetarëve kanë punuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, sikurse mbi 80 mijë punonjës në sektorin publik, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, sektorit privat etj.

Ngjashëm, edhe vendimi për rimbursimin e 10% të kursimeve të tërhequra nga Trusti Pensional i Kosovës (Trusti) për qytetarët me kursime nën 10,000 euro,

Ky raport analizon zhvillimin e ngjarjeve dhe të dhënat e qasshme deri në shkurt 2021.

4paraqet diskriminim ndaj të punësuarve më me pak përvojë, atyre me paga më të ulëta, të punësuarve në sektorin jo formal dhe grave.

Në mënyrë që ndikimi i ndihmës së shpërndarë të jetë më i madh, shpërndarja e mjeteve duhet të jetë transparente dhe të orientohet vetëm tek subjektet të cilat kanë nevojë.

Veçanërisht, përpilimi i kritereve të duhura mbetet elementi kyç për një alokim efikas të fondeve të qeverisë.

Gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë  shpërndarjes  së  mjeteve,  ku  për  shumë  masa  nuk  dihen  përfituesit,  ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë.

Po ashtu, dizajnimi i kritereve për zbatim të këtyre masave ishte i tillë që në shumicën e tyre nuk ishte futur si kriter ndikimi nga pandemia për të përfituar nga ndihma financiare.

''Andaj, ndihma e shpërndarë përmes shumicës së masave ishte proporcionale për të gjithë përfituesit dhe nuk klasifikonte për përfitim vetëm bizneset dhe qytetarët e goditur nga pandemia'', thekson raporti.

Raporti i GAP rekomandon që në mënyrë që ndikimi i ndihmës së shpërndarë të jetë më i madh, shpërndarja e mjeteve duhet të jetë transparente dhe të orientohet vetëm tek subjektet të cilat kanë nevojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)