17 Nëntor 2024

Për luftën kundër varfërisë duhet kushte më të mira për investimet nga diaspora

Prishtinë, 24 dhjetor - Një delegacion i Rrjetit Kosovar kundër Varfërisë, kryesuar nga udhëheqësi i këtij rrjeti Zef Shala u prit nga Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë të cilit takim u shpreh nevoja e menjëhershme e bashkëpunimit më të ngushtë mes rrjeteve të krijuara nga Ministria e Diasporës dhe organizatave të ndryshme në Kosovë.

Kjo për qëllim të krijimit të lidhjeve akoma më të ngushta mes diasporës dhe shoqatave në Kosovë, ashtu që në një të ardhme të afërt të mos flitet më për varfërinë ne Kosovë po për zhvillimin ekonomik.

Të gjitha mekanizmat që lidhen me këto aktivitete, u paralajmërua që do të futen brenda Strategjisë së punës kundër varfërisë në Kosovë, të cilën ky rrjet e ka iniciuar, dhe së shpejti do të fillohet të punohet në të.

Ministri i Diasporës, Valon Murati shprehi mbështetjen për Rrjetin Kosovar kundër Varfërisë në krijimin e lidhjeve me rrjetet e Ministrisë, si dhe premtoi mbështetje në hartimin e strategjisë së punës kundër varfërisë.

“Ne do ti fuqizojmë këto rrjete, dhe do të insistojmë në krijimin e hapësirës më të favorshme për investime nga jashtë, në mënyrë që shkalla e varfërisë të zbutet. Të kanalizojmë remitencat që vijnë nga diaspora, jo vetëm si pranues pasiv i tyre, por në drejtim të zhvillimit ekonomik në sektorë të ndryshme”, tha Ministri Murati.

Z. Shala shprehu nevojën e uljes së tarifave doganore dhe TVSH-së për investitorët nga jashtë, pasi që ato janë jo të favorshme për ata që kanë plane biznesi, ndërsa paralajmëroi edhe organizimin e një konference kundër migrimit të parregullt.
Me respekt
Lorik Pustina 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)