19 Nëntor 2024

Për kompleksin Trepça vendosin vetëm institucionet e Kosovës


Mitrovicë, 29 nëntor - Projekti tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2013”,  ka vazhduar para konsumatorëve të Mitrovicës, me promovimin e prodhimeve vendore apo vlerave ekonomike të Kosovës, e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Edhe në këtë qytet si nga kryetari i AKB-së, ai i Mitrovicës dhe bizneset është kërkuar edhe ajo që është edhe mesazhi i këtij projekti që të konsumohen prodhimet e Kosovës.


Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se projekti “Javët e Biznesit Kosovar”, po shëtitin e promovojnë prodhimet nga njëri qytet në tjetrin tash  njëmbëdhjetë vjet. Pos në qytetet e Kosovës,  karneveli i prodhimeve vendëse ka vazhduar dhe do të vazhdoi edhe në katër shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët, me qëllim të promovimit të vlerave ekonomike të Kosovë, biznesit lokal dhe prodhimtarisë vendëse.


“Prodhuesit kërkojnë mbështetje jo vetëm nga institucionet lokale, por edhe nga ato qendrore. Hapat e bëra nga Komuna e Mitrovicës në favor të bizneseve të kësaj ane janë të një rëndësie të kënaqshme, por kërkohen edhe hapa tjerë”, tha Agim Shahini.  


Kryetari i AKB-së, kërkoi që edhe në të ardhmen komuna ti mbështes prodhuesit e Mitrovicës, në mënyrë që të zhvillohet kjo komunë dhe Kosova.

Shahini, ka folur edhe për kompleksin Trepça, për të cilën, tha se vetëm institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj mund të vendosin për fatin e saj e askush tjetër. Kreu i AKB-së shtoi se edhe institucionet e Kosovës duhet ti rrisin investimet në këtë aset të fuqishëm.


Nga ana tjetër Avni Kastrati, kryetar aktual i Komunës së Mitrovicës, tha se si institucion komunal kanë krijuar lehtësira maksimale ligjore për bizneset. “I ftoi të gjithë qytetarët jo vetëm të komunës së Mitrovicës, por gjithë Kosovës që me veprimet konkrete të konsumojnë prodhimet vendore, që janë cilësore, të lira dhe disajne adekuate”, tha Kastrati. Ai tha se e kanë obligim që ti blejmë vetë prodhimet e Kosovës dhe nëse nuk i konsumojmë vetë, kush atëherë do ti blejë.   


“Me blerjen e prodhimeve të Kosovës, do ti ndihmoni jo vetëm bizneseve, por edhe zhvillimit ekonomik të shtetit. Ne do ti ulim taksat për bizneset dhe jemi komuna me taksat më të ulëta në vend”, tha Kastrati. Ai premtoi përkrahje edhe në të ardhmen dhe do të jenë krah i tyre.   


Delegacioni i AKB-së dhe bizneseve është pritur edhe në kapitenin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës. Në shenjë falënderimi për kontributin,  kryetari i Mitrovicës i dha  dhuratë emblemën e kësaj komune kryetarit të AKB-s. Aktivitet promovuese të prodhimeve të Kosovës, do të vazhdojnë gjatë muajit dhjetor edhe në katër shtetet ku jetojnë shqiptarët

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)