20 Nëntor 2024

Për katër vjet ekonomia e Kroacisë është tkurrur

Zagreb, 29 qershor - Brigjet e Kroacisë në Detin Adriatik janë një vend i preferuar për pushime, por parashikimi ekonomik për vendin në prag të hyrjes në Bashkimin Evropian nuk është i shndritshëm.

Për katër vjet ekonomia e Kroacisë është tkurrur dhe ka humbur vende pune dhe defiçiti buxhetor i tejkalon kufijtë e  BE-së.
 
Kur Kroacia të bëhet pjesë e BE-së të hënën, Komisioni Evropian pritet të imponojë reforma të rrepta.

“Kur të hyjmë në BE, do të ketë më shumë varfëri”.

“E mbështes bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por mendoj se ne u munduam shumë për të pasur shtetin tonë kroat, dhe tani na duhet të hyjmë në një bashkësi”.

Ish-republika jugosllave e bëri kërkesën për anëtarësim para 10 vjetësh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Që nga viti 2008, prodhimi ka rënë 11 për qind dhe tani është vetëm sa 60 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian. Një ndër pesë vetë janë pa punë dhe bizneset e Kroacisë kanë ngecur nga mungesa e konkurrencës.

Megjithëse nuk do të hyjë në Eurozonë, sfidat e vendit janë të mprehta. Nadan Vidosevic është President i Dhomës Ekonomike Kroate.

“Ne vendosëm ta ndërmarrim këtë hap sepse besojmë se në fund do të ketë diçka që do të jetë në të mirën tonë”.

Por prodhuesit e verës kroate nuk janë të një mendjeje. Nën rregullat e Bashkimit Evropian, ata do të ndalohen të shesin verën e kuqe tradicionale. Ata po përpiqen të negociojnë për një klauzolë që t’i përjashtojë nga ky rregull. Analistja Corina Stratulat, e Qendrës për Politikat Evropiane në Bruksel thotë se si Kroacia, ashtu

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë 10 vjetëve të përgatitjes dhe tani mendoj se të dyja palët po hyjnë në këtë ‘martesë’ të ndërgjegjshme për punën që i pret”.

Dhe nuk ka më kthim prapa. Festa të shumta janë planifikuar për të shënuar anëtarësimin. Dhe një model i Kroacisë në miniaturë i është shtuar Parkut belg që i ngjan një Evrope të vogël. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)