Për herë të parë hapet online Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës
Prishtinë, 25 nëntor - GIZ Kosova ka njotuar për hapjen e edicionit të pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet sot online përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com.
Fjalën hyrëse do ta kenë: Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Jörn Rohde dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti.
Panairi organizohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, GIZ Kosova në emër të Qeverisë Gjermane, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.