16 Nëntor 2024

Pensionistët të mashtruar nga Qeveria

Prishtinë, 12 shtator - Qeveria e Kosovës ka dështuar të përmbushë Ligjin për skemat pensionale për të gjitha kategoritë, që ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.

Mungesa e buxhetit dhe nxjerrja e akteve nënligjore kanë qenë dy arsyet që ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u pati thënë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për moszbatim të këtij ligji.

Hartimi i akteve nënligjore, sipas përfaqësuesve të pensionistëve, ka përfunduar, ndërkohë që buxheti për zbatimin e Ligjit nuk është paraparë në Ligjin për rishikimin e buxhetit për këtë vit.

Kryetari i Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka thënë se të hënën e javës së ardhshme kanë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ku sipas tij do të vendoset për procedimin e Udhëzimit Administrativ në Qeverinë e Kosovës.

Kajtazi ka thënë se buxheti për zbatim nuk është siguruar ende, por shpreson se ai do të sigurohet dhe Ligji do të nisë zbatimin.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)