15 Maj 2024

Pensionistët, peticion kundër draftligjit për pensionet

Prishtinë, 17 dhjetor - Pensionistët e Kosovës nëpërmjet peticionit do ta kundërshtojnë draftligjin për pensionet,  pasi që sipas tyre ky ligj, paraqet diskriminim total për pensionistët, dhe nuk kategorizon si duhet shtresat pensionale e i cili pritet të miratohet të martën në kuvendin e Kosovës.
 
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, Fahri Buçinca në një konferencë për media, ka bërë të ditur se Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës, me anë të këtij peticioni, do të kërkojë nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që pensioni mesatar të jetë 60 për qind i pagës mesatare.

Sipas tij, ky draft ligj i financuar nga shteti nuk i zgjidh problemet e tyre. Me draftligjin i cili pritet të miratohet, siç ka thënë ai do të ketë rritje prej 21 euro e cila është dashur të ndodhë vitin e kaluar.  

“Është konstatuar se pensionistët kontribut dhënës dhe pensionistët e parakohshëm jetojnë në një varfëri të skajshme, në një varfëri të pa krahasueshme dhe nëse i krahasojmë të ardhurat materiale të të gjitha institucioneve dhe organeve relevante që ekzistojnë në Kosovë që financohen nga ana e buxhetit të Kosovës dhe nëse ato i shikojmë përmes një grafikoni atëherë mund të konstatojmë se pensionistet gjenden në fund të grafikonit ose thënë në gjuhen popullore se pensionit, invalidët pensional dhe pensionistët e parakohshëm gjenden në “bisht të sorrës” ka thënë Buçinca.

Kryetar i Partisë së Pensionistëve të Kosovës, Sahit Dragaj, tha se pensionist nuk e pranojnë draft ligjin për skemat pensionale sepse është diskriminues.

Ai ka kërkuar të sigurohen pensionet reale për ekzistencë, subvencionimi për pagesë të rrymës, ujit, nxehjes, transportit urban dhe ilaçet, gjë që nuk parashihen në ligjin e ri. Ai thotë se për këtë arsyeje do ta kundërshtojnë ligjin e ri për pensionin, i cili pritet të aprovohet në Kuvend javën e ardhshme.

Sipas tyre ligj i ri do t`ua kthejë statusin e pensionistit më bazë të kontributit të dhënë, dhe duke përcaktuar qartë kategoritë e pensionstëve. Pensionitët u shprehën se kanë pensionin më të ulët në rajon, e edhe më të ulët se në Afrikë, dhe jetojnë në varfëri të skajshme.

Pensionistët drejtuan kritika ndaj qeverisë për mos rritje të pensionit krahas rritjes së pagave në sektorin publik. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, pensionistët kanë paralajmëruar se do të përdorin edhe metoda të tjera të presionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)