Pensionistët paralajmërojnë protestë
Prishtinë, 24 maj - Pensionistët kanë paralajmruar se do të protestojnë nesër nëpër komunat e Kosovës për t''i bërë presion qeverisë që ti plotësojë kërkesat e tyre që ndërlidhen me projektligjin për pensione.
Informatat se po bëhen vetëm ''ndryshime kozmetike'' në projektligjin për pensione i kthyer nga Kuvendi, ka bërë që Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës të organizojë protesta nëpër qendrat komunale të vendit.
Hamdi Tasholli nga ky koalicion, thotë se në protesta e nesërme nga ora 11:00, do të konfirmohen kërkesat e vazhdueshme të tyre:
Kërkesat do të jenë që pensioni të rritet 60% nga rrogat mesatare të punëtorëve në sektorin publik, pastaj kërkojmë të bëhet përshkallëzimi i pensioneve, rritja që paraqitet me 21 euro nga qeveria është e papranueshme dhe mos të pranohet një Draft-ligj i cili është diskriminues. Jemi të nënçmuar e të anashkaluar. , tha Tasholli.
Prijektligji për pensione i kthyer në fillim të marsit nga Kuvendi, sipas informatave të Tashollit do të ketë vetëm ndryshime kozmetike. Projektligji pritet që në qershor t''i dorëzohet përsëri Kuvendit.