15 Maj 2024

Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra

Bernë, 31 janar - Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore në Zvicër ka reaguar ndaj deklarimeve të avokatëve të cilët operojnë me deklarata të rreme dhe shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht pensionistët kosovarë.
 
Sipas Zyrës Federale të Zvicrës nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve aktuale kontributet e pensionistëve kosovarë mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës.

Zyra Federale për Sigurimet Shqoqërore, ka sqaruar edhe një herë se kontributet (përfitimet) mund të humben vetëm në rast se personat e prekur nuk e kërkojnë kthimin e tyre në periudhën deri në pesë vjet pas arritjes së moshës së pensionimit (mosha e pensionimit për femra është 64, ndërsa për meshkuj 65 vjeç), ose deri në 5 vjet pas vdekjes së një personi, në rast se ekziston e drejta për pension të trashëgimisë (pensioni për të vejat,vejanët ose për bonjakët).

”Këto informacione Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV) i ka shpërndarë në internet (krahaso udhëzimin në fund të dokumentit) në fillim të vitit 2010 dhe ato u janë dhënë personave të cilët kërkonin kthimin e kontributeve”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore.

”Duke marrë këto informacione të interesuarit edhe një herë duhet të vërtetojnë shprehimisht se ata vazhdojnë të kërkojnë kthimin e kontributeve. Avokatët ose të vetëquajturit ”këshilltarë”, të cilët operojnë me këso deklaratash të rreme, shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sugurime Shoqërore.

Një reagim i tillë i Zyrës Federale të Zvicrës vjen pas deklarimeve në media të avokatëve kosovarë se shumica e pensionistëve po i tërheqin kontributet e tyre nga Zvicra, me sqarimin e tyre se atë nuk mund ta bëjnë pas 1 prillit të vitit 2015, nëse nuk arrihet ndonjë marrëvshje e re Zvicër-Kosovë.

Por, çështja e pensionistëve kosovarë nga Zvicra vazhdon të mbetet pezull.

Zyra Federale për Sigurime Sociale, ka demantuar Ministrin kosovar për Çështje Sociale, Nenad Rashiq, i cili kishte deklaruar në mediet kosovare se problemi me pensionet e kosovarëve nga Zvicra do të zgjidhet brenda gjashtë muajve.

”Është e pakuptueshme se prej nga buron supozimi se çështja do të marrë zgjidhjen e saj brenda një gjysmë viti. Qeveria Federale e Zvicrës ende nuk ka dhënë ndonjë mandat për të negociuar ndonjë marrëveshje të re të mundshme për sigurimet shoqërore me Kosovën. As autoriteteve kosovare nuk u janë dhënë pohime të këtij lloji”, thonë zyrtarë të Enti Federal për Sigurime Sociale.

Zyra Federale për Sigurime Sociale bën të ditur se aktualisht është duke u shqyrtuar dokumentacioni të cilin Kosova ia ka dorëzuar Zvicrës në lidhje me një marrëveshje të re të mundshme të sigurimeve shoqërore.

Sipas Zyrës Federale për Sigurime Sociale, me dorëzimin e dokumenteve nuk do të thotë se janë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave.

Në momentin që Qeveria Federale e Zvicrës do t`i konsiderojë si të plotësuara të gjitha parakushtet, ajo do të mund të japë një mandat për negociimin e një marrëveshjeje të re./albinfo.ch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)