06 Nëntor 2024

Pensionistët kërkojnë që Kosova t’i bëjë presion Serbisë për pensionet

Prishtinë, 17 janar - Pensionistët, ata të cilët kanë mbetur gjallë, edhe më tej janë në pritje të pensioneve nga Serbia.

Në një debat në emisionin “Forum” në Radio Kosovë, me moderator Sylejman Shaqiri, mysafirët, Sylejman Meta si dhe Sylejman Krasniqi, kanë debatuar me mospajtime për rrugën që duhet ndjekur për ti nxjerrë pensionet që nuk po i jep Serbia.

Përderisa Sylejman Meta që thoshte se ligjërisht përfaqëson Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës mbante qëndrim se pensionet janë pronë private dhe përvec institucioneve të vendit edhe vet ata duhet të kërkojnë rrugë për ti nxjerrë ato, ndryshe mendonte Sylejman Kraniqi.

Krasniqi i cili po ashtu thoshte se është kryetari i Sindikatës së Pensionistëve, mendon se për pensionet që kanë mbetur në Serbi duhet të angazhohen vetëm institucionet e vendit, pasi që tani kemi shtet dhe qeveri e president.

Meta po ashtu iu referohej vendimit të Gjykatës së Strasburgut për kthimin e pensioneve, duke thënë çdo vonesë në tentimet për kthimin e pensioneve është e pa-arsyeshme.

Në emision është folur edhe për disa raste të marrjes së pensioneve, duke e marrë për bazë vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Mirëpo, moderatori, Sylejman Shaqiri bëri me dije se Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Europës, për çka edhe qytetarët e vendit nuk kanë mundësi të ankesës direkte në Gjykatën e Strasburgut.

Disa qytetarë të Kosovës të cilët kanë përfituar pensionet përmes Gjykatës së Strasburgut, i kishin shterur të gjitha nivelet e padive dhe ankesave në Gjykatat e Serbisë.

Megjithë debatin kohë pas kohe me tonë të ngritura, përfaqësuesit e pensionistëve, Sylejman Meta dhe Sylejman Krasniqi u pajtuan që Institucionet e vendit duhet më shumë të angazhohen dhe ti bëjnë presion Serbisë për pensionet e tyre që padrejtësisht nuk iu jepen afro 20 vite pas luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)