18 Nëntor 2024

Pensionistët grekë protestojnë për shkak të kushteve të rënda

Athinë, 21 mars - Qindra pensionistë grek kanë protestuar në rrugët e qytetit të Athinës. Sipas press tv, pensionistët të cilët kanë protestuar për shkak të kushteve të rënda ekonomike kanë kërkuar shërbime shëndetësore falas.

Ata gjithashtu kanë theksuar se pensioni nuk u mjafton të përballojnë jetën me shpenzime dhe kosto të lartë në vend.

Këto protesta zhvillohen pasi FMN dhe financuesit e BE kanë shtyrë kredinë me shumën e 8.5 miliard eurove që pritej ti jepnin Greqisë.

Kështu, Greqia ka hyrë në vitin e gjashtë të recensionit ekonomik, ku kriza ekonomike ka përfshirë të gjithë vendin dhe numri i papunësisë ka arritur në 28 %.

Trojka e përbërë nga BQE, BE dhe FMN në vitin 2010 i kanë dorëzuar Greqisë kredinë e parë me vlerën e 110 miliard eurove për të ndihmuar këtë vend të dal nga recensioni ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)