Pensionistët dhe punonjësit publik në Francë paralajmërojnë
Paris, 19 mars - Pas vendimit për grevë nga kompanitë e trafikut ajror dhe hekurudhor të Francës, pjesëmarrje në grevë kanë paralajmëruar edhe pensionistët dhe punonjësit e shërbimit publik.
Punonjësit në një numër sektorësh në Francë në ditët në vijim do të hidhen në grevë dhe do të organizojnë protesta.
Kompania hekurudhore kombëtare SNCF njoftoi se për shkak të pakënaqësisë me reformat e ndërmarra nga Qeveria, nga prilli do të fillojnë një grevë që do të zgjasë 36 ditë dhe gjatë të cilit dy ditë në javë do të vjen deri në qarkullimin e ngadalshëm të transportit hekurudhor.
Udhëheqësi i Sindikatës CGT, Laurent Brun konfirmoi se më 22 mars në Paris do të mbahet një protestë, në të cilën pritet të marrin pjesë me rreth 25 mijë qytetarë. Ai tha se greva do të zgjaste derisa qeveria franceze të bëjë një hap prapa.
Gjithashtu është publikuar edhe deklarata e përbashkët e shtatë sindikatave që përfaqësojnë punëtorët francezë, ku thuhet se ditën e njëjtë do të mbahet një protestë.
Punonjësit e saj në protestën e 22 marsit i ka ftuar edhe ndërmarrja RATP, përgjegjës për trafikun e tramvajit dhe metrosë në Paris. Më tej thuhet se punonjësit e kësaj kompanie kundërshtojnë privatizimin e kompanisë dhe se ata do të hidhen në grevë nga data 21-23 mars.
Punonjësit e aviokompanisë franceze AirFrance vendosën të hyjnë në grevën e tretë këtë muaj. Ata gjithashtu kanë protestuar edhe më herët kundër kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta ndërsa pas grevës së 23 marsit, ata do të hynë në grevë edhe më 30 mars.