18 Nëntor 2024

Pensionimi pakëson investimet globale

New York, 1 shtator - Popullsia botërore po plaket me shpejtësi. Ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz dalin në pension çdo vit, do të ketë gjithnjë e më pak njerëz në moshë pune për t’i zëvendësuar.

Agjencia e vlerësimeve financiare Moody thotë se kjo do të çojë në një rënie të kursimeve familjare, duke pakësuar investimet globale, të cilat nga ana e tyre, do të shkaktojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në mbarë botën.

Por ekspertët thonë se nuk është vonë për të zbutur impaktin ekonomik të plakjes së popullsisë në në botë.

Në Japoni ka terreneve sportive speciale për të moshuarit. Në Itali, kurset e vallëzimit për të moshuarit janë pjesë e \"jetës së mirë\" italiane.

Ndërsa në Gjermani, ritmi i shpejtë i daljeve në pension është bërë një problem më i madh sesa papunësia.

Këto janë vendet \"super të moshuara\" të botës, një term që përdoret për vendet ku të paktën 20 për qind e popullsisë është 65-vjeç ose më tepër.

\"Tranzicioni demografik po ndodh dhe është duke përparuar, sipas standardeve historike, me shumë shpejtësi.\"

Në pesë vjet, gjashtë vende të tjera do t’i bashkohen listës së vendeve super të moshuara. Dhe në vitin 2030, numri i tyre do të rritet në 34.

\"Kjo do të sjellë pakësim të ofertës së forcës punëtore. Në të njëjtën kohë, rritja e moshës mesatare do të thotë gjtihashtu se normat e kursimeve familjare do të ulen, çka do të ndikojë negativisht tek investimet. Nëse bashkojmë dy tendencat, kjo do të thotë se plakja do të ketë një ndikim negativ të konsiderueshëm tek rritja ekonomike globale.\"

Grupi i hulumtimeve të biznesit, Bordi i Konferencës, thotë se plakja mund të ulë rritjen globale deri me më shumë se një për qind, në 10 vitet e ardhshme. Injorimi i ndryshimit demografik është i rrezikshëm, thotë ekonomisti Fariborz Ghadar, autor i librit “Tronditjet tektonike globale - Çfarë duhet të dijë çdo biznes”.

\"Normat e rritjes ekonomike do të ngadalësohen, për të rinjtë nuk do të ketë shumë vende pune në dispozicion, do të ketë konflikte si të brendshme në disa vende, ashtu dhe të jashtme. Do të ketë reagime të ashpra kundër emigrantëve dhe kjo nuk është bota që do të donim.\"

Por zgjidhja mund të jetë po aq pranë sa dhe kufijtë e një vendi. Profesori i ekonomisë Kishore Kulkarni foli me Zërin e Amerikës me Skype.

\"Shtimi më i madh për popullsinë e SHBA-së vjen nga emigracioni, jo nga numri i fëmijëve për familje.\"

Në Shtetet e Bashkuara norma mesatare e lindjeve është 1,9 fëmijë për çdo grua, një mesatare e përforcuar nga normat më të larta të lindjeve  të familjeve emigrante. Autori Fariborz Ghadar thotë se prirja është e qartë kur konsideron faktin që lindjet mesatare për familjet hispanike në SHBA janë në normën 2,3 fëmijë.

\"Ne po kthehemi në një vend hispanik. Në fakt, ajo që zakonisht i them publikut tim është se nëse do që dikush të kujdeset për ty, kur të jesh 90 vjeç, atëherë është mirë të dish spanjishten.\"

Ndërsa modelet e blerjeve të konsumatorëve do të ndryshojnë me plakjen e popullsisë, Kishore Kulkarni beson se trajnimet specifike të karrierave dhe shtimi i produktivitetit nëpërmjet teknologjisë mund të kompensojnë rënien e fuqisë punëtore.

\"Kjo është më shumë një zhvendosje e kërkesës sesa një ndryshim drastik i saj. Dhe përbën një sfidë të cilën ne mund ta pranojmë dhe ta zgjidhim lehtësisht, kur të na dalë përpara.\"

Zoti Kulkarni shton se plakja e popullsisë do të jetë një sfidë më e lehtë në vendet ku të moshuarit shihen si kontribues aktivë e jo si një barrë. Por, pothuajse të gjithë ekspertët thonë se punëtorët e rinj, në të ardhmen, do të punojnë më gjatë dhe do të dalin në pension më vonë sesa të moshuarit e sotëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)