16 Nëntor 2024

Pensioni i veteranit do te jetë unik në shumën 170 euro

Prishtinë, 25 shtator - Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar rishikimin e vendimit për nivelin e pensioneve për veteranët e UÇK-së, duke hequr kategorizimin sipas moshës, dhe caktimin unik të nivelit të pensionit të veteranit ne shumën 170 euro.

“Unë kam biseduar me ministrin e Financave dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për çështjen e vendimit të cilin ne e aprovuam, të mërkurën, lidhur me lartësinë e kompensimit përkatësisht pensionit për veteranë.\"

\"Është bërë një vërejtje, mendoj e arsyeshme, e shumës së ulët prej 130 eurosh, që do ta marrin ata që janë në moshën nën 35 vjeç, mirëpo ka dalë që numri i atyre që janë në këtë moshë është tepër i vogël, është shumë simbolik për të figuruar ajo në vendim.\"

\"Unë mendoj se është edhe pëlqimi i Ministrisë së Financave dhe i Punës dhe Mirëqenies Sociale që të unifikohet shuma dhe që shuma të jetë 170 euro për të gjithë shfrytëzuesit e këtij pensioni”, theksoi kryeministri Mustafa.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar se Udhëzimi Administrativ për aplikimin për pensionet e veteranëve është nënshkruar, duke bërë të ditur se nga 1 tetori do të filloj aplikimi për këto pensione, si dhe ka sqaruar procedurat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)