15 Nëntor 2024

Pensioni bazë kontributdhënës në Kosovë bëhet 158 euro

Prishtinë, 8 janar - Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e Pensioneve të Kontributdhënësve, në pajtim me Ligjin Nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Përmes këtij vendimi çdo pensionisti i cili ka 15 vjet përvojë pune në mënyrë automatike do t’i njihet përvoja shtesë e punës prej 25 vitesh. Kjo nënkupton që pagesa e pensionit kontributiv i cili është sot 140 euro të ngritët në 158 euro si bazë fillestare për kalkulimin e kontributeve apo kualifikimeve tjera.  

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky është një vendim shumë i rëndësishëm, sepse praktikisht po ju njihet përvoja e plotë e punës të gjithë atyre që kanë pasur 15 vjet përvojë pune si kusht për ta fituar statusin e pensionistëve kontributdhënës.

Në mungesë të dokumentacionit të kompletuar për këtë pjesën tjetër të përvojës qoftë gjatë okupimit, qoftë gjatë luftës dhe me këtë po arrinë baza e pensionit kontributdhënës në 158 euro.

Mbi këtë 158 euro mbetet që pastaj të hartohen dhe të qartësohen kriteret nga komisioni lidhur me efektet që do t’i ketë kualifikimi në pensionet kontributdhënëse", tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se efektet e këtij vendimi më pas do të jenë në përputhje me nivelin e shkollimit dhe kualifikimeve.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se afati që kjo të përfundohet është deri në fund të shkurtit me kusht që shtesën tjetër për pensione ta marrin nga 1 Janari i këtij viti.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, theksoi se ka pasur shumë ankesa nga këta pensionist, të cilët kanë thënë se kanë humbur disa nga dokumentet që dëshmojnë këtë.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë përvojë mbi 15 vjet para vitit 1999, do t’u njihet automatikisht përvoja si 25 vjeçare.

Ai kërkoi nga gjithë kontributdhënësit që të sjellin dëshmi për kualifikimin e tyre. Abrashi deklaroi se pensioni bazë do të jetë 158 euro dhe me të hyrë në fuqi ky vendim, pensionistët do të marrin pensionet e tyre në mënyrë retroaktive nga janari 2016.

Ndërkaq, lidhur me çështjen që hapi ministrja Tahiri që ka të bëjë me zgjidhjen e çështjes së punonjësve të cilët kanë punuar në institucionet e Kosovës në kohën e okupimit, kryeministri Mustafa tha se mbetet çështje në të cilën duhet të punohet, duhet të përcaktohen kritere dhe të gjithë atyre pastaj që kanë punuar në atë periudhë dhe kanë kontribuar t’ju njihet ajo përvojë e punës, dhe që në kritere të përcaktohet se në çfarë forme do të identifikohet ajo përvojë dhe do të dëshmohet përvoja e tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)