07 Maj 2024

Pekini dhe Shangai do të bëhen qytetet me potencialin më të madh

Pekin, 3 prill - Pekini dhe Shangai janë konsideruar si qytetet me potencialin më të madh. Këto dy qytete kineze, sipas analistëve, do të bëhen qytetet me ndikimin më të madh në botë brenda 10-20 vjetëve të ardhshëm.

Vlerësimin e bëri agjencia Bloomberg në raportin e saj mbi qytetet botërore. Në këtë raport të publikuar më 2 prill, New Yorku është vlerësuar si qendra tregtare me ndikimin më të madh në botë, duke lënë pas Londrën, Parisin, Tokion dhe Hong-Kongun.

Raporti nga Bloomberg u bë në bazë të vlerësimeve mbi 5 faktorët kryesorë të 66 qyteteve në mbarë botën, si aktivitetet tregtare, burimet njerëzore, këmbimin e informacioneve, shkëmbimin kulturor dhe aktivitetet politike.

Nju-Jorku e kryeson këtë listë pasi ai është i pajisur me burime të mjaftueshme arsimore, aktivitete të lulëzuara tregtare si dhe zhvillimin e vazhdueshëm energjetik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)